Nevojiten një milionë dollarë për ndihmën e sektorit bujqësor në Pakistan, pohon përfaqësuesi i KB-së

Islamabad, 12 gusht 2010 (MIA) - Për rimëkëmbjen e sektorit bujqësor në Pakistan nevojiten një milionë dollarë, deklaroi zëdhënësi i shërbimit koordinativ të operacioneve humanitare të KB-së.

"Dëmet e shkaktuara në rekoltë janë të mëdha. Për ripërtërirjen me siguri do të nevojiten një miliardë dollarë", deklaroi Mauricio Xhulijano.

Përmbytjet në Pakistan i rritën edhe druajtjet dhe talebanët pakistanezë do ta shfrytëzojnë kaosin që të ndërgrupohen. Gjendja e keqe e ekonomisë në vend dhe pasojat nga moti i keq do ta zmadhojnë varfërinë e cila konsiderohet faktor i rëndësishëm në përhapjen e ekstremizmit, theksojnë mediat perëndimore.

Për shkak të përmbytjeve, 60.000 ushtarë pakistanez dhe teknika ushtarake janë angazhuar në operacionet ndihmëse në rajonet ku janë aktivë talebanët.

Sipas mediave perëndimore, armata pakistaneze nuk mund të ballafaqohet njëkohësisht me dy detyra - luftë me ekstremistët dhe ndihmë për rajonet e prekura.

KB-ja dje publikoi se nevojiten urgjentisht 459 milionë dollarë për ndihmë humanitare për rajonet e rrezikuara më rëndë në Pakistan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail