"Tajms": Netanjahu po luan me paqen e Lindjes së Afërt

Tel Aviv, 13 shtator 2010 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sërish po luan me paqen në vigjilje të samitit të nesërm me presidentin palestinez Mahmud Abas, publikoi sot gazeta londineze "Tajms".

Gazeta thekson se Netanjahu negociatat paqësore i solli para fundosjes me refuzimin ta vazhdojë moratoriumin për punët ndërtimore të lagjeve hebraike në Bregun Perëndimor, edhe pse njëkohësisht propozoi prishjen e planeve për ndërtimin e dhjetëra mijë shtëpive të reja.

Palestinezët kërkojnë "ngrirje të tërësishme" të punëve ndërtimore në territorin të cilin e shohin si shtet të tyre të ardhshëm dhe u kërcënuan me braktisjen e negociatave të cilat zhvillohen me ndërmjetësimin e SHBA-së. Edhe para këtij problemi, të dy palët erdhën në konflikt për shkak të pikave kryesore të takimit të nesërm në krye, i cili do të mbahet në pushimoren egjiptiane Sharl el Shejk, publikoi "Tajms" në raportin e vet nga Tel-Avivi.

Palestinezët insistojnë që takimi të fillojë me diskutimin rreth kufirit të shtetit të tyre të ardhshëm dhe statusit të Jerusalemit Lindor, përderisa izraelët kërkojnë në plan të parë të vendosen çështjet e sigurisë dhe pranimi zyrtar i Izraelit si shtet, thekson gazeta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail