Raundi i dytë i negociatave midis Izraelit dhe palestinezëve

Jerusalem, 14 shtator 2010 (MIA) - Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti palestinez Mahmud Abas sot do ta mbajnë takimin e dytë në pushimoren Sharm el-Sheik në Egjipt.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Afërt, Xhorxh Miçel dhe presidenti egjiptian, Hosni Mubarak do të ndërmjetësojnë në takimin e sotëm, ndërsa Abas dhe Netanjahu do të takohen edhe nesër në Jerusalem, gjithashtu në prezencë të sekretares Klinton.

Qëllimi i negociatave është që në afat prej një viti të arrihet marrëveshje për themelimin e shtetit të pavarur palestinez. Në rend dite do të jenë të gjitha çështjet kyçe, duke i përfshirë edhe kufinjtë e ardhshëm midis dy popujve, statusin e Jerusalemit, sigurinë, fatin e palestinezëve refugjatë dhe lagjet hebraike.

Pengesa e parë e negociatave është kërkesa palestineze për vazhdimin e moratoriumit i cili skadon nga fundi i shtatorit.Të dielën, Netanjahu tha se Izraeli nuk do ta zgjatë moratoriumin, por tha se ndërtimet e reja do të kufizohen.

Në prag të bisedimeve, Klinton tha se është koha që palët të arrijnë një marrëveshje.Ajo gjithashtu e ripërsëriti pikëpamjen e Shteteve të Bashkuara se Izraeli do të duhej ta zgjërojë moratoriumin mbi ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor.

Klinton tha se të dyja palët duhet ta zgjidhin çështjen.

Abas është kërcënuar t’i ndërpresë bisedimet nëse vazhdojnë ndërtimet e reja në territoret e pushtuara.

Negociatat direkte midis Netanjahut dhe Abas janë ripërtërirë më 2 shtator në Uashington, pas pothuajse dy vite ngecje. Dy liderët shprehën gatishmëri të kërkojnë kompromis për zgjidhjen e përleshjeve prej disa dekadave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail