Mahmud Abaz u kërcënua me braktisjen e negociatave paqësore izraelito-palestineze

Jerusalem, 16 shtator 2010 (MIA) - Lideri palestinez Mahmud Abaz u kërcënua me braktisjen e negociatave paqësore mes Izraelit dhe palestinezëve, nëse autoritetet izraalite vazhdojnë me ndërtimin e lagjeve hebraike për banim në Bregun Perëndimor.

Sipas përfaqësuesit të lartë palestinez i cili kërkoi anonimitet, kërcënimin e tillë Abazi e parashtroi në takimin e mbrëmshëm me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Jerusalem, në të cilin morrën pjesë edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton dhe deputeti i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Afërt, Xhorxh Miçell.

Burimi i njëjtë pohon se kërcënimi i Abazit vijoi pas paralajmërimit të Netanjahut se ndërtimi i lagjeve hebraike do të vazhdojë pas skadimit të moratoriumit për ndërtim më 26 shtator.

Në të njëjtën kohë, Miçell informon se Netanjahu dhe Abazi në takim "arritën përparim në zgjidhjen e problemit me ardhacakët hebrenj.

"Izareli dhe palestinezët i shqyrtojnë problemet kyçe dhe SHBA-ja është e kënaqur nga perpektivat për marrëveshje të mundshme", potencon Miçell, duke shtuar se bisedimet e djeshme ishin "produktive".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail