Abas: Nuk ka alternativë për procesin paqësor

Tel Aviv, 16 shator 2010 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas deklaroi sot se nuk sheh alternativë tjetër përveç vazhdimit të negociatave në kërkim për marrëveshje të re me Izraelin.

"Të gjithë e dimë se nuk ka alternativë për paqen përmes negociatave ashtu që nuk kemi alternativ veç se të vazhdojmë me përpjekjet", deklaroi Abas me rastin e ardhjes së sekretares shtetëror amerikane Hillari Klinton në selinë e kryesisë palestineze në Ramalla.

Klintoni është për vizitë dy ditë pas negociatave të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Palestinës, të cilët dje mbaruan pa përparim të dukshëm.

Abas më parë disa herë përsëriti se do të tërhiqet nga negociatat nëse vazhdohet me ndërtim në lagjet hebrenj në territorin në të cilin palestinezët planifikojnë të themelojnë shtet.

Sipas mediave perëndimore, deklarata e Abas nuk jep drejtime të qarta nëse ana palestineze do të mbetet në tavolinën e bisedimeve edhe nëse Izraeli nuk e vazhdon mortariumin për ndërtimin e lagjeve në Bregun Perëndimor i cili skadon në fundin e shtatorit.

Klinton përsëriti vendimin  për gjetjen e zgjedhjeve kompromise, Ajo sot do të udhëtoj për në Aman ku do të takohet me mbretin jordanez Abdulla i cili fuqishëm i mbështet përpjekjet të arrihet marrëveshje mes Izraelit dhe Palestinës.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve nuk është caktuar, por data do të vërtetohet gjatë konsultimeve javën e ardhshme.

Nga ana tjetër , deputeti special i SHBA për Lindjen e Afërt, Xhorxh Miçell sot do të udhëtoj për në Siri dhe Liban.

Në ndërkohë, eskaloi dhuna në kufijtë mes Izraelit dhe Rripit të Gazës ku në qeveri është Hamasi, kundërshtar i negociatave. Një aeroplan izraelit mbrëmë bombardoi dy caqe për të cilat ushtria pohon se janë depo të armëve, por nuk ka viktima nga sulmi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail