Nxjerrja e minatorëve kilianë do të fillojë sot në orën 18 sipas kohës lokale

Santiago, 12 tetor 2010 (MIA) - Ministri kilian i Xehetarisë Lorens Golbourn deklaroi se nxjerrja e 33 minatorëve nga miniera kiliane San Hoze do të fillojë sot në orën 18 sipas kohës lokale (një orë pas mesnate sipas kohës në Maqedoni).

Me gypa metalike janë siguruar 96 metra nga tuneli shpëtues, që të mos vijë deri te prishja e tij gjatë aksionit shpëtues. Pjesa tjetër e hapjes nëpër të cilin do të kalojë kapsolla speciale "Feniks" kalon nëpër shkëmbin e fuqishëm, madje shpëtuesit konsideorjnë se në këtë pjesë nuk do të vijë deri në prishje, ndërsa veçmë me sukses është kryer edhe testi provues i kapsollës, e cila është lëshuar në thellësi prej 622 metra.

Në operacionin për nxjerrjen e tyre marrin pjesë 16 ekipe speciale të trajnuara, pjesëtarë të forcave speciale kiliane, ndërsa udhëtimi i paraparë me kapsollën të zgjasë rreth 15 minuta.

Menjëherë pas nxjerrjes minatorët do t'u nënshtrohen kontrollimeve mjekësore si ato për astronautë, ndërsa më pas do të dërgohen në spital në analiza të mëtejshme.

Rreth 4.000 persona, kryesisht gazetarë, pritet që të jenë prezent në fazën përfundimtare të operacionit të shpëtimit të 33 minatorëve nga miniera San Hoze në Kili, të cilët janë të bllokuar nën tokë më tepër se dy muaj.

Në vend pritet të arrijnë edhe presidenti i Kilit dhe ai i Bolivisë, Sebastian Pinera dhe Evo Morales, për shkak se nën tokë gjendet edhe një minator bolivian.

Sipas të dhënave zyrtare prej dje afër minierës gjenden përfaqësues të 1.700 mediave, të cilët do ta transmetojnë fundin fatlum të operacionit për shpëtimin e 33 minatorëve, të cilët janë të bllokuar nën tokë 68 ditë. Pritet që numri i ekipeve gazetareske të rritet.

Në mesin e të pranishmëve ka edhe reth 800 familjarë dhe miq të minatorëve, ndërsa të tjerët janë inxhinierë dhe ekipe të shpëtimit.

Në rajon janë sistemuar edhe 350 policë, të cilët do ta kufizojnë qasjen deri te miniera në shkretëtirën Atakama në pjesën veriore të Kilit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail