Deri tani janë nxjerrë dy minatorë kilianë

Santiago 13 tetor 2010 (MIA) - Minatori i dytë kilianë prej 33 minatorëve i cili është nxjerrë është 39-vjeçari Mario Sepulveda i cili ndodhet në gjendje të mirë psikike.

Menjëherë pas nxjerrjes së tij nga kapsolla ai i përqafoi bashkëshoshorten e tij dhe presidentin kilian Sebastian Oinera të cilët ishin në mesin e të parëve të cilën e pritën.

Pastaj me buzëqeshje në fytyrë Sepulveda nxorri nga çanta copëza nga shkallët dhe ua ndau për kujtim disa personave rreth tij duke thirrur "Të jetojë Kili!".

Minatori i parë i cili u shpëtua është Florensio Avalos (31). Nxjerrja e kapsollës ka zgjatur 16 minuta ndërsa lëshimmi nën reagimin e gravitacionit një minutë më shumë.

Nxjerrja e minatorëve po vazhdon.

I fundit në sipërfaqen e tokës do të dalë shefi i ndrrimit 54-vjeçari Luis Ursua i cili konsiderohet si udhëheqës i minatorëve. Ai do të mbetet me siguri njeriu i cili ka kaluar më së shumti kohë nën tokë dhe ndodhta do të hyjë në librin e rekordeve Ginis.

Në çdo rast operacioni për shpëtimin e 33 minatorëve të cilët 69 ditë kaluan të ngujuar nën tokë do të hyjë në histori si një prej aksioneve më të komplikuara dhe më të suksesshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail