Njëri nga minatorët kilianë nuk do të pritet nga bashkëshortja për shkak se ajo ka zbuluar se e ka tradhtuar

Santiago, 13 tetor 2010 (MIA) - Njëri prej 33 minatorëve kilianë, të cilët sot nxjerren pas rreth 70-ditëve të kaluara në rreth 700 metra nën tokë në zgafellë, i vetmi nuk do të pritet nga bashkëshortja, pasi ajo ndërkohë ka zbuluar se ai e ka tradhtuar me një grua tjetër.

Xhoni Barios (50), i cili është paraparë të shpëtohet i 20-ti me radhë, ka dashur të paraqitet në sipërfaqe mes atyre të fundit dhe është i vetmi i cili nuk është i mahnitur nga aksioni shpëtues, për shkak se pritet pastaj të ndahet nga bashkëshortja, me të cilën është në martesë 28 vite.

Afera për lidhjen e gjatë jashtëmartesore të minatorit Barios është zbuluar derisa ai me shokët e tij nga miniera për bakër "San Hoze" ka pritur thellë nën tokë të fillon operacioni për nxjerrje. Bashkëshortja e tij Marta Salinas ka refuzuar të marrë pjesë në shpëtimin e minatorëve dhe ta pres dhe ta përshëndet bashkëshortin e saj.

"Pash dhe kuptova se është gjallë dhe shëndosh dhe ajo është mjaftë, por nuk do të shkoj të takohem me të, e as që do të shikoj televizor", theksoi e hidhëruara Salinas.

Për lidhjen e bashkëshortit ka kuptuar derisa në lutjen e posaçme për shpëtimin e minatorëve, për Xhoni Barioson është paraqitur edhe një grua.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail