Gjashtëmbëdhjetë minatorë kilianë tashmë kanë shpëtuar

Santiago, 13 tetor 2010 (MIA) - Gjashtëmbëdhjetë nga 33 minatorët e bllokuar janë shpëtuar nga miniera në shkretëtirën veriore kiliane Atakama gjatë operacionit të shpëtimit, i cili vazhdon.

Minatori i parë i shpëtuar, Florensio Avalos është nxjerrë në sipërfaqe pas mesnate. Tridhjetë e një vjeçari Avalos, i cili është baba i dy fëmijëve, dukej se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

"Kjo është mrekulli e Zotit", deklaroi Avalos.

Ekipe shpëtimi, famijarë dhe miq përshëndesin me ovacione gjatë daljes së minatorëve.

Edhe pse të bllokuar nën tokë 69 ditë, minatori Mario Sepulveda nuk e ka humbur sensin e humorit dhe ka marrë me vete suvenir - një çantë plot me gurë.

"Isha edhe me Zotin edhe me djallin", deklaroi ai.

Minatorët kanë qenë të ngujuar rreth 625 metra nën tokë në një minierë në afërsi të qytetit kilian Kopialo, 800 kilometra në veri të Santiagos.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail