Në trazirat në Tunizi janë vrarë 14 civilë

Tuniz, 10 janar 2011 (MIA) - Katërmbëdhjetë civilë janë vrarë në përleshjet me policinë tuniziane në protestat, kumtuan autoritetet. Trazira dhe gjakderdhje pati edhe dje në tre qytete.

Njerëzit po protestojnë kundër papunësisë midis të rinjve, por autoritetet pohojnë se janë shkaktuar nga një grup i vogël i ekstremistëve. Ministri i komunikimeve Sammir Labidia deklaroi në një intervistë për Al Xhazira se Qeveria është e gatshme të bëjë dialog me të rinjtë.

"Do të bëjmë gjithçka që është e domosdoshme, por dhuna është linja e kuqe deklaroi ai. "Asnjë shtet demokratik nuk do të lejojë të shkojë deri tek dhuna dhe nuk do të lejojë disa ekstremistë të shfrytëzojnë armë të palejuar si koktejë molotovi mbi personat dhe pronësinë shtetërore dhe private", shtoi ai.

Autoritetet liruan një këngëtar 22-vjeçar i cili u arrestua të enjten në qytetin Sfaks për shkak një kënge me tekst antiqeveritar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail