Armata tuniziane u tërhoq nga rrugët e kryeqytetit të shtetit

Tuniz, 13 janar 2011 (MIA) - Armata u tërhoq nga rrugët e kryqytetit të Tunizit dhe në qendrën e qytetit janë sistemuar forca speciale policore. Makina të blinduara dhe forca policore janë në vendet e armatës përgjatë bulevardit Habib Burigiba dhe sheshi Barcelona.

Ushtarë ka vetëm në sheshin Ibën Haldun.

Një burrë 25 vjeçar ishte qëlluar në trazirat me policët gjatë natës në periferin Etadamen në kryeqytetin e Tunizit.

Përleshje të ashpra shpërthyen mbrëmë në vende të ndryshme  në qytetin Tunis edhe përkrah orës policore. Nga dy ndërtesat ngrihet tymi, ndërsa shërbimet kundër zjarrit përpiqeshin ta lokalizojnë zjarrin në rrugët e rrethuara.

Në të paktën dy kuarte demonstrantët i sulmuan forcat policore të cilët u përgjigjen me lotsjellës dhe gjuajtje në ajër. Disa mijëra njerëz të cilët brohorisnin kundër qeverisë u kyçën në protesta në qytetin Sidi Buzid ku filluan protestat para pothuajse një muaji.

Demonstrantët thonë se protesta është kundër papunësisë, korrupsionit dhe represioneve qeveritare. Sipas autoriteteve, demonstrantët i udhëheqi një grup ekstremiste të cilët dëshironin ta sabotojnë udhëheqësinë e Tunisit. Sipas informatave më të reja të autoriteteve, viktimat civile janë 23, ndërsa organizata joqeveritare konfirmoi se kjo shifër është shumë më e madhe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail