Dita e dymbëdhjetë nga protestat në Egjipt

Kajro, 5 shkurt 2011 (MIA) - Demonstruesit kundër regjimit të Hosni Mubarakut në Egjipt hynë në ditën e 12-të, por ende nuk ka pothuajse asnjë të dhënë se konflikti mund të mbarojë së shpejti , si dhe kush prej atij mund të dalë si fitimtar - regjimi aktual apo milion njerëz.

Në sheshin Tahrir në Egjipt, vend ku mblidhen demonstruesit, natën e kaluar u dëgjuan të shtëna, por nuk ka informata për viktima. Sipas një demonstruesi, ushtarët kanë gjuajtur në ajër në shenjë paralajmërimi pasi që në vendet ku mlidhen ithtarët e Mubarakut janë dëgjuar të shtëna.

Agjencitë njoftojnë se prej 25 janarit kur filluan demonstratat në Egjipt, humbën jetën 109 persona, ndërsa mes tyre është edhe Ahmed Muhamed Ahmed raportues i një prej mediave shtetërore i cili javën e kaluar u qëllua me snajper derisa nga ballkoni i fotografonte përleshjet. Ai dje iu nënshtrua lëndimeve.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se në protestat kanë humbur jetën mbi 300 persona ndërsa të paktën 5.000 janë të lënduar.

Ndërkohë, ora policore në Kajro dhe në qytetet e tjera më të mëdha egjiptiane, që kryesisht deri tani  nuk respektohej, është shkurtuar dje dhe vlen prej orës 19 deri në orën 6 të mëngjesit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail