Mubarak ka shkuar në Sharm el Shejk, kryeministri pohon se Mubaraku është ende në pushtet

Kajro, 10 shkurt, 2011 (MIA) - Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak, së bashku me shefin e Shtatmadhorisë së armatës, shkoi për në vendverimin Sharm el Shejk në Detin e Kuq, njoftoi televizioni Al Arabia, transmetuan agjencitë perëndimore.

Al Arabia nuk dha më shumë hollësi për udhëtimin dhe tani për tani nuk ka konfirmim të kësaj informate, vërejtën agjencitë.

Kryeministri Ahmed Shafik për televizionin shtetëror deklaroi se Mubaraku ende është në pushtet dhe se nuk është marrë vendim që do ta ndryshonte këtë gjendje.

"Ai është në funksionin e tij. Presidenti nuk na informoi për kurrfarë vendime të tij. Gjithçka është normale. Gjithçka ende është në duart e presidentit", tha Shafik, i pyetur nëse Mubaraku u tërhoq.

Komandanti suprem (Mubaraku), deklaroi ai, është informuar për gjithçka që ndodh në Këshillin e lartë ushtarak.

"Këshilli u konvokua në seancë nën kryesimin e ministrit të Mbrojtjes Mohamed Husein Tantavi dhe do të vazhdojë të mbajë mbledhje", tha Shafik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail