Nënpresidenti egjiptian deklaroi se po bën gjithçka është e mundur për dorëzim të qetë të pushtetit

Kajro, 11 shkurt 2011 (MIA) - Nënpresidenti egjiptian, Omar Sulejman deklaroi se do të bëjë gjithçka është e mundur për dorëzim të qetë të pushtetit.

Sulejman e dha deklaratën, pasi që presidenti Hosni Mubarak kumtoi se ia dorëzon një pjesë të kompetencave. Në fjalimin televiziv, nënpresidenti shfaqi bindje se premton që do të plotësohen kërkesat e njerëzve përmes dialogut dhe u bëri thirrje demknstruesve që të kthehen në shtëpitë e tyre.

"Egjiptianët nuk do të futen në kaos apo do të shfrytëzohen si instrmente për sabotazh", tha Sulejman. Sipas tij, armata e ka mbrojtur "revolucionin e të rinjve".

"Mubarak më autorizoi për ta vendosur stabilitetin dhe mirëqenien në Egjipt, jeta të kthehet në normale", theksoi Sulejman.

Më 29 janar, pas disa ditës të protestave të stuhishme popullore, Sulejman - një kohë të gjatë njeri i besueshëm i Mubarakut, e mori funksionin e sapokrijuar të nënpresidentit. Në ditët pas asaj, ai u takua me përfaqësues të formacioneve të ndryshme opozitare.

Para emërimit të tij, Sulejman me dekada ishte në krye të zbulimit egjiptian me ndikim dhe ishte njëri nga shefat më autoritarë të shërbimeve sekrete në Lindjen e Afërt. Llogaritet se është meritë e tij shkatërrimi i qelizave terroriste islamiste në Egjipt.

Mosha e saktë e Sulejmanit nuk është e ditur, por supozohet se ai ka lindur në vitin 1935 apo 1936.

Si edhe Mubaraku, edhe nënpresidenti ka përgatitje ushtarake. Ai mori pjesë në dy luftrat e mëdha kundër Izraelit - në vitin 1967 dhe në vitin 1973 dhe u afrua me Mubarakun, shef i mëparshëm i forcave ushtarake ajrore.

Sulejman e fitoi besimin e pakushtëzueshëm të Mubarakut në vitin 1995, kur automobili i presidentit u sulmua nga sulmues të armatosur në kryeqytetin etiopian. Presidenti mbeti i palënduar falë faktit se një ditë përpara Sulejman ishte përkujdesur që automjeti origjinal, i sjellur nga udhëtimi, të zëvendësohet me një të blinduar.

Sulejman llogaritet si figurë, e paprekur nga korrupsioni në rritje, në eshalonet e larta të regjimit. Kundër tij nuk ka akuza për praktika johumane, të zbatuara nga zbulimi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail