Dy përfaqësues të opozitës libiane kishin takim me Ketrin Eshton

Strasburg, 9 mars 2011 (MIA) - Përfaqësues të opozitës në Libi realizuan takim në Strasburg me Ketrin Eshtin, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme.

Mahmud Xhibril, i cili e kryesoi komitetin e krizës të Këshillit kombëtar libian dhe Ali Esaui, ministër i Punëve të Jashtme në Këshill, biseduan me Eshtonin, deklaroi një përfaqësues evropian.

"Takimi ishte në atmosferë të mirë dhe Eshton do t'i vazhdojë bisedimet me ta", deklaroi diplomati. Ai theksoi se takimi nuk do të thotë edhe mbështetje nga BE-ja për këshillin opozitar.

"Që të dy opozitarët erdhën në Strasburg, kërkuan takim me Eshtonin e cila prej tyre mori informata dhe më shumë fakte për atë se çfarë po ndodh në Libi", shtoi ai. "Shumë informata jo të plota kemi nga Libia dhe për momentin jemi të gatshëm t'i dëgjojmë deklaratat e të gjithëve", shtoi diplomati evropian.

Dy anëtarët e opozitës libiane sot ishin të ftuar nga liberalët në PE të flasin për situatën në Libi gjatë debatit të sotëm.

Diplomati evropian deklaroi se Franca po përpiqet të realizojë takim me opozitarët libianë dhe shefin e diplomacisë franceze Alen Zhipe. Takimi do të mbahet me siguri sot në Francë.

Esaui ishte ambasador i Libisë në Indi, ndërsa Xhibril është ish-ministër i Planifikimit.

Xhibril deklaroi se mënyra më e mirë me të cilën BE-ja mund t'u ndihmojë është që ta pranojë Këshillin kombëtar libian si forcë legjitime e cila e prezanton popullin libian. Ai bëri thirrje edhe për luftën e armatosur kundër regjimit të Gadafit, por theksoi se opozita në Libi nuk dëshiron intervenim nga forcat e huaja tokësore.

Në vend të kësaj, ai kërkoi zonë të ndaluar për fluturime mbi Libinë.

Zëdhënësi i liberalëve evropianë paralajmëroi mundësi që përfaqësuesit libianë të udhëtojnë për në Bruksel ku priten takime të tyre me ministra të shteteve-anëtare të BE-së. Ministrat e mbrojtjes të NATO-s gjithashtu do ta shqyrtojnë temën për Libinë në Bruksel të enjtën dhe variantin për zonë të ndaluar për fluturime mbi këtë shtet.

Këshilli opozitar i bazuar në Bengazi bëri thirrje për intervenim të huaj ajror për ndihmë për rrëzim të Gadafit nga pushteti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail