Tërmet në pjesën jugperëndimore të KinësPekin, 10 mars 2011 (MIA) - Tërmet me një intensitet prej 5,4 ballëve sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në pjesën jugperëndimore të Kinës, në kufi me Mianmarin.
Tërmeti ka ndodhur një orë pas mesnatës sipas kohës lokale dhe ende nuk dihet numri i viktimave.
Epiqendra e tërmetit ka qenë me 34 kilometra në thellësi, rreth 25 kilometra në pjesën jugperëndimore të qytetit Dalija në provincën Junan.
|