Të paktën 19 viktima nga tërmeti i shoqëruarme cunami në Japoninë Verilindore (PLT)

Tokio 11 mars 2011 (MIA) - Të paktën 19 persona humbën jetën nga tërmeti  fuqishëm me intensitet prej 8,9 ballësh sipas shkallës Rihter që  e goditi mëngjesin e sotëm bregdetin verilindor të ishullit japonez Honshu, duke krijuar dallgë cunami me lartësi prej 10 dhe katërmetërshe, të cilat shkaktuan shkatërrime në prefekturën Miagi dhe Fukushima.

Siç njoftuan mediat japoneze dhjetëra prej viktimave e humbën jetën nga goditja e cunamit në prefekturën Ivate.

Nga tërmeti dhe cunami janë lënduar edhe disa dhjetëra persona, ndërsa njoftohet edhe për një numër të madh të personave të zhdukur.

Mediat njoftojnë se dallgë cunami prej dhjetë metrash, që janë më të mëdhatë në Japoni në shtatë vitet e fundit, e goditën portin Sendaj, ndërsa arrijnë informacione edhe se ka të paktën 20 të lënduar në tërmetin në Tokio dhe në prefekturën Miagi të ishullit Honshu.

Rrezik nga goditje të cunamit janë shpallur edhe në rajonet bregetare të Oqeanit Paqësor në Rusi, si dhe të Ishujve Marijanë, Filipine, Tajvanit, Indonezisë, Papua - Guinesë së re, Naurit, Mikronezisë dhe Havajet.

Epiqendra e tërmetit, për të cilin fillimisht u komunikua  se ishtë me intensitet prej 7,9, e pastaj edhe prej 8,8 ballë sipas Rihterit, ka qenë në 125 kilometra në lindje të ishullit Honshu, në 24 kilometra nën thellësinë e Oqeanit Paqësor.

Pas tërmetit të parë pasoi edhe një seri lëkundjesh të dyta mes të cilëve katër me intensitet prej 7,1 ballëve.

Mediat japoneze njoftuan se ka numër të madh të lënduarish, si dhe se janë dëmtuar shumë rrugë dhe ka ndërprerje të lidhjeve telefonike. Pas lëkundjes kanë shpërthyer të paktën 48 zjarre.

Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin japonez Tokio, ku është shembur çatia e një holli, në të cilin është mbajtur ceremonia e ndarjes së diplomave të rreth 600 studentëve.

Armata japoneze u urdhëroi anijeve të Marinës ushtarake në bazën "Jokosuka" që të nisen drejt rajoneve të goditura nga tërmeti dhe cunami që t'u japin ndihmë të dëmtuarve.

Autoritetet tani i pret konfirmimi i numrit të viktimave dhe vlerësimi i dëmeve të shkaktuara materiale.

Tërmeti është një dukuri e shpeshtë në Japoni e cila ndodhet në një nga rajonet më aktive sizmike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail