Tërmeti në Japoninë verilindore shkaktoi shkatërrime të mëdha, deklaroi kryeministri Naoto Kan

Toki, 11 mars 2011 (MIA) - Tërmeti i fortë me intensitet prej 8,9 shkallëve sipas shkallës së Rihterit e goditi këtë mëngjes Japoninë verilindore dhe dallgët cunami që pasuan, shkaktuan shkatërrime të mëdha, deklaroi sot kryeministri i Japonisë Naoto Kan.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Tokio ai premtoi se Qeveria do të bëjë gjithçka që është e mundur për t'u marrë me pasojat nga stihia dhe u bëri thirrje banorëve që ta ruajnë qetësinë.

Naoto Kan konfirmoi se disa nga elektrocentralet bërthamore automatikisht janë shkyçur dhe se nuk ka rrezik nga rrjedhja e radiacionit.

Sipas zëdhënësit qeveritar Jukio Edano ai është tërmeti më shkatërrues në historinë e Japonisë.

Të paktën 48 zjarre të mëdha kanë shpërthyer në rajonet e prekura nga tërmeti, kumtoi përfaqësuesi qeveritar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail