Tre tërmete të fuqishme janë regjistruar në Japoni në disa nga orët e fundit, në centralin bërthamor "Onagava" shpërtheu zjarr

Tokio, 11 mars 2011 (MIA) - Tre tërnete të reja të fuqishme me intensitet prej 6,2 deri në 6,5 ballësh janë regjistruar në Japoni në disa nga orët e fundit, njoftoi Instituti gjeofizik i SHBA-së.

Në Bregdetin lindor të Japonisë sot u regjistruan mbi 30 tërmete, më i fuqishmi midis të cilëve  me intensitet prej 8,9 ballësh që shkaktoi cunami me lartësi prej dhjetë metrash, që tashmë janë përhapur në tërë Oqeanin Paqësor.

Dallgët cunami me lartësi nga një deri në dy metra tashmë kanë arritur deri në Ishujt Kurile, por aty nuk janë regjistruar viktima dhe shkatërrime, njoftoi zyra e Ministrisë ruse për situata të jashtëzakonshme  në Rajonin Sahalin.

Stuhitë tektonike përveç se në Japoni u përhapën në Oqeanin Paqësor në thellësi nga dhjetë deri në 35 kilometra.

Cunamit, siç ësht parashikuar, do të jenë të pranishme në oqeanin Paqësor deri më 12 mars, ndërsa i fundit do të goditet vendbanimi Molendo në Peru.

Sipas të dhënave të Qendrës paqësore për paralajmërimin e cunamit, dallgët cunami do t'i godasin të gjitha shtetet e Oqeanit Paqësor.

Ndërkohë zjarr shpërtheu në centralin bërthamor japonez "Onagava" në prefekturën Miagi, e cila u godit më tepër nga tërmeti me intensitet prej 8,9 ballësh, njoftuan autoritetet lokale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail