Të paktën 37 viktima gjatë tërmetit të përcjellur me cunami në Japoninë Veriperëndimore (PLT)

Tokio 11 mars 2011 (MIA) - Të paktën 37 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra rezultojnë si të humbur, ndërsa qindra janë lënduar gjatë tërmetit të  fuqishëm me intensitet prej 8,9 ballësh sipas shkallës Rihter që  e goditi sot bregdetin verilindor të ishullit japonez Honshu, duke krijuar dy dallgë cunami me lartësi prej 10 dhe katërmetërshe, të cilat shkaktuan shkatërrime në prefekturën Miagi dhe Fukushima, njoftuan mediumet japoneze.

Siç njoftuan mediat japoneze në listën e viktimave ndodhen banorët të prefekturave Ivate, Fukushima, Ibaraki, Totigi dhe Tiba. Zokio jetën e kanë humbur katër persona, ndërsa më shumë se 40 janë lënduar.

Mediat njoftojnë se dallgë cunami prej dhjetë metrash, që janë më të mëdhatë në Japoni në shtatë vitet e fundit, e goditën portin Sendaj, ndërsa arrijnë informacione edhe se ka të paktën 20 të lënduar në tërmetin në Tokio dhe në prefekturën Miagi të ishullit Honshu.

Rrezik nga goditje të cunamit janë shpallur edhe në rajonet bregetare të Oqeanit Paqësor në Rusi, si dhe të Ishujve Marijanë, Filipine, Tajvanit, Indonezisë, Papua - Guinesë së re, Naurit, Mikronezisë dhe Havajet.

Epiqendra e tërmetit, për të cilin fillimisht u komunikua  se ishtë me intensitet prej 7,9, e pastaj edhe prej 8,8 ballë sipas Rihterit, ka qenë në 125 kilometra në lindje të ishullit Honshu, në 24 kilometra nën thellësinë e Oqeanit Paqësor.

Pas tërmetit të parë pasoi edhe një seri lëkundjesh të dyta mes të cilëve katër me intensitet prej 7,1 ballëve, ndërsa më i fuqishme ka qenë 7,9 ballë. Epiqendra e këtij tërmeti ndodhej 130 kilometra në lindje nga Sendaj, në thellësi prej 24 kilometra, njoftoi Instituti gjeologjik amerikan.

Kryeministri japonez Naoto Kan njoftoi se tërmeti dhe dallgët e cunamit që pasuan kanë shkaktuar shkatërrimet të mëdha, duke premtuar se Qeveria do të bëjë fjirhçka që është e mundur për ballafaqim me paosjat nga stuhia dhe u bëri thirrje banorëve ta ruajnë qetësinë.

Sipas zëdhënësit qeveritar Jukio Edano, ky është tërmeti më shkatërrues në historinë e Japonisë.

Mediat japoneze njoftuan se ka numër të madh të rrugëve të dëmtuara dhe ka ndërprerje të lidhjeve telefonike. Pas lëkundjes kanë shpërthyer të paktën 48 zjarre.

Televizioni kombëtar shfaqi incizime të bëra nga një helikopter, në të cilin shihen qytetet e përmbytura bregdetare, si dhe automjete dhe kontejnerë të cilët lundronin në ujin e ardhur.

Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin japonez Tokio ku është rrënuar pullazi i një holli në të cilën është mbajtur ceremonia e ndarjes së diplomave rreth 600 studentëve. Nga ndërtesat në kryeqytet janë evakuuar milionë njerëz, ndërsa kanë shpërthyer edhe disa zjarre.

Në pjesën veriore të Japonisë përkohësisht është ndërprerë komunikacioni hekurudhor, ndërsa në Tokio janë anuluar edhe fluturimet e aeroplanëve.

Centralet bërthamore në prefekturat Mihagi dhe Fukushima automatikisht janë mbyllur pas tërmetit të fuqishëm.

Armata japoneze u urdhëroi anijeve të Marinës ushtarake në bazën "Jokosuka" që të nisen drejt rajoneve të goditura nga tërmeti dhe cunami që t'u japin ndihmë të dëmtuarve. Janë dërguar tetë aeroplanë dhe anije për kontrollim të situatës në terren.

Autoritetet tani i pret konfirmimi i numrit të viktimave dhe vlerësimi i dëmeve të shkaktuara materiale.

Tërmeti është një dukuri e shpeshtë në Japoni e cila ndodhet në një nga rajonet më aktive sizmike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail