Të paktën 310 persona humbën jetën në tërmetin dhe cunamin i cili e goditi Japoninë

Tokio, 11 mars 2011 (MIA) - Të paktën 310 persona humbën jetën në tërmetin e fuqishëm në Japoni, i cili shkaktoi valë të mëdha cunami në Pacifik, tregojnë të dhënat më të reja të policisë japoneze dhe mediat.

Agjencia policore kombëtare konfirmoi 110 viktima, 350 të zhdukur dhe 544 të lënduar, duke shtuar se numri i personave që ka humbur jetën nuk është llogaritur, 220 deri 300 trupa janë gjetur në bregun e Sendajit.

Nga numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmeti, 34 janë gjetur në prefekturën Ivate, në afërsi të epiqendrës së tërmetit, ndërsa tre humbën jetën në Tokio.

Mediat kumtuan se në bregun e kryeqytetit të prefekturës Miagi -Sedaj, i cili ishte goditur nga Cunami, janë gjetur mes 200 dhe 300 trupa.

Në Miagi, në tërmet, një tren ka dalë nga binaret, me njërin është humbur kontakti.

Një anije japoneze me ekuipazh prej 100 anëtarëve u zhduk në valët e cunamit, i cili shkatërroi më shumë se 300 shtëpi në Ofunato.

Qeveria kumtoi se cunami dhe tërmeti i cili është ndjerë në Pekin në 2.500 kilometra largësi, ka shkaktuar dëm të madh, përderisa xhirimet e mediave tregojnë përmbytje të mëdha në qytetet e veriut të vendit.

Tërmeti me intensitet prej 8,9 ballë sipas Shkallës të Riterit është më i fuqishmi i cili goditi Japoninë në 140 vitet e fundit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail