Mbi 1.000 persona humbën jetën në tërmetin dhe cunamin në Japoni

Tokio, 11 mars 2011 (MIA) - Të paktën 1.000 persona humbën jetën, ndërsa 88.000 konsiderohen të zhdukur në tërmetin dhe cunamin  të cilët sot e goditën Japoninë, kumtojnë mediat japoneze.

Nga Shërbimin meteorologjik kombëtar paralajmërojnë se muajin e ardhshëm mund të pritet edhe një seri tërmetesh me fuqi prej shtatë gradëve sipas Shkallës të Rihterit.

Tërmeti i sotëm në Japoni sipas magnitudës është në vendin e shtatë të tërmeteve në historinë e njerëzimit. I pari dhe më i fuqishmi  është ai i cili e goditi Valdivin në Kil në vitin 1960, me intensitet prej 9,5 gradë. Pastaj vijon  tërmeti në Alaskë në vitin 1964 me intensitet prej 9,2 gradë dhe ai nga viti 2004 në Sumatra me 9,1 gradë. Në vendin e katërt  janë tërmetet në Kaçatka në vitin 1952 me intensitet prej 9 gradëve, dhe në Kil në vitin 1868 me magnitudën e njëjtë.

Fuqia e tërmeteve para fillimit të shekullit 20 nuk janë vlerësuar, sepse nuk kanë ekzistuar instrumente precize për matje. Në 9 gradë është vlerësuar edhe tërmeti  në zonën kufitare mes Kanadasë dhe SHBA-së prej vitit 1700. Pas këtyre tërmeteve, sipas intensitetit  është vendosur edhe tërmeti i sotëm në Japoni, me intensitet prej, 8,9 gradë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail