Numri i personave që kanë humbur jetën në tërmetin në Japoni arriti 900 persona, 1.600 janë shpallur si të zhdukur

Tokio, 12 mars 2011 (MIA) - Numri i personave që kanë humbur jetën dhe janë zhdukur si rezultat i tërmetit të djeshëm dhe valët e cunamit në Japoni arritën 2.500 persona, sipas të dhënave më të reja të policisë japoneze.

Deri tani autoritet zyrtarisht e kanë konfirmuar vdekjen e 900 personave. Numri i personave që janë zhdukur pa asnjë gjurmë tejkaloi numrin e 1.600 personave.

Ka viktima mes pjesëmarrësve në operacionet shpëtuese. Në prefekturat Miagi, Ivate, Fukushima, të cilat më rëndë ishin të goditur nga katastrofa, humbën jetën dy policë. Është humbur lidhja edhe me 55 policë të tjerë.

Disa fshatra në pjesën veriore të Japonisë ishin të goditur nga valët e cunamit në lartësi deri në dhjetë metra dhe u shndërruan në gërmadha.

Operacionet aktive për shpërthim ende nuk zbatohen për shkak të rrezikut nga tërmetet dhe cunami të reja.

Të paktën 30 persona ishin të lënduar sot gjatë një serie të tërmeteve të reja në prefekturën Nagano dhe Nikagata në bregdetin e Detit Japonez. Intensiteti i tërmetit më të fuqishëm ishte 6,7 gradë. Nuk ka dëme në centralin bërthamor në Niigata.

Dy prefektura nuk kanë lidhje me bregdetin verilindor  në ishullin Honshu, ku dje ndodhi  tërmeti më i fuqishëm  në historinë e vendit me intensitet prej 8,9 ballësh. Ekspertët supozojnë se kjo ka shkaktuar aktivitet sizmik edhe në rajone të tjera të vendit.

Ndërkohë, në centralin bërthamor japonez "Fokushima 1" sot ndodhi një shpërthim, lajmëruan mediat lokale. Mbi central u paraqit tym i bardhë.

Disa persona janë lënduar. Radiacioni është 20 herë më i lartë nga normalja, njoftoi televizioni japonez.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail