Nëntë persona janë lënduar në reaktorin e tretë të centralit bërthamor japonez "Fukushima 1"

Tokio, 14 mars 2011 (MIA) -  Në një central bërthamor të energjisë në Japoni, që është dëmtuar nga tërmeti masiv dhe cunami, ka ndodhur edhe një eksplodim tjetër.

Zyrtarët thanë se 9 persona janë plagosur, por bërthama e kontejnerit nuk ishte dëmtuar nga shpërthimi që ndodhi këtë mëngjes, në reaktorin numër tre, në centralin atomik të energjisë në Fukushima.

Të shtunën pat ndodhur një eksplodim në reaktorin numër 1 të këtij centrali.

Agjencia japoneze e lajmeve, Kjodo, raporton se afro 2 mijë trupa të pajetë janë gjetur sot në brigjet e prefekturës Mijagji, që ishte goditur më së shumti nga cunami.

Ka shqetësime se nga tërmeti i së premtes kanë humbur jetën afro 10 mijë vetë.

Kryeministri Naoto Kan ka vlerësuar se kjo ishte kriza më e madhe në Japoni, prej Luftës së Dytë Botërore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail