"Honda" e ndërpreu prodhimin në Japoni deri më 20 mars

Tokio, 14 mars 2011 (MIA) - Kompania automobilistike "Honda" sot kumtoi se ndërpreu prodhimin e tij në Japoni deri më 20 mars, si pasojë e tërmetit shkatërrues dhe cunamit, të cilët të premten më 11 mars e goditën pjesën verilindore të vendit.

Të gjitha fabrikat e "Honda"-s në Japoni sot janë të mbyllura, përveç fabrikat e biçikletave në ishullin Kjushu, në pjesën jugore të vendit, ku prodhimi do të ndërpritet deri nesër, njoftuan agjencitë.

Në kumtesën e prodhuesit të automobilave theksohet se "në përgjithësi do të bashkëpunojë" me ndërmarrjen elektrodistributive "Tokio elektrik pauer" në kufizimin e planifikuar për rrymë.

"Honda" gjatë muajit janar në Japoni, ku realizon 22 për qind nga prodhimi i tij i përgjithshëm, prodhoi 69.170 automobila. Agjencitë e kompanisë sot në bursën e Tokios u dobësuan për 6.5 për qind, në 3.095 jenë (37.8 dollarë), për derisa indeksi kyç Nikei 225 në të njëjtën kohë ka rënë për madje 6.2 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail