Në disa prefektura në Japoni është matir nivel i rritur i radiacionit

Tokio, 15 mars 2011 (MIA) - Në disa prefektura në Japoni është matur nivel i shtuar i radiacionit pas lëshimit në atmosferë të materieve radioaktive nga elektrocentrali bërthamor "Fukushima-1", kumtuan agjencitë ruse.

Prej të premtes e deri më sot, në territorin e "Fukushima 1" pati katër shpërthime.

Për momentin, atje ekziston rreziku që reaktorët e dëmtuar të shndërrohen në burim të radiacionit të fuqishëm, theksojnë agjencitë.

Në rajonin e elektrocentralit, radiacioni arriti nivele të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Niveli i radiacionit rreth energobllokut të tretë të elektrocentralit bërthamor për 400 herë e tejkalon normën e lejuar vjetore. Atje janë matur vlera të radiacionit prej 400 milisivertëve në orë, që është njëmijë herë mbi normën.

Në Tokio, me popullatë prej 12 milionë banorëve, janë matur sasi të vogla të izotopeve radioaktive ë jodit dhe ceziumit, të cilat, sipas të gjitha gjasave, ishin sjellur nga era, që po fryen nga drejtimi i "Fukushima 1", rreth 240 kilometra larg kryeqytetit japonez.

Në qytet tashmë po vërehen shenja të panikut, theksojnë agjencitë. Disa nga banorët e Tokios po largohen, ndërsa të tjerë po sigurojnë ushqim dhe ujë.

Kryeministri japonez Naoto Kan, sot u bëri thirrje të gjithë atyre që jetojnë në radius prej 20 kilometrave rreth Fukushima-1 të evakuohen. Autoritetet u rekomanduan banorëve të rajoneve, të zhvendosur në distancë ndërmjet 20 dhe 30 kilometra nga elektrocentrali bërthamor, të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Mbi Fukushima-1 është shpallur zonë e ndaluar për fluturime, me radius prej 30 kilometrave, në të cilën lejohen vetëm aeroplanë dhe helikopterë drejtpëdrejtë të angazhuar në operacionet shpëtimtare dhe operacione të riparimit të objekteve të shkatërruara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail