Rrezik nga era radioaktive mbi Tokion

Tokio, 15 mars 2011 (MIA) - Era mbi Japoninë mund të sjellë  mbiTokion ajër me koncentrim të dobët të materieve radioaktive të centraleve të dëmtuara bërthamore "Fukushima 1" dhe "Fukushima 2", publikoi Ambasada franceze në Tokio.

Ambasada u bëri thirrje qytetarëve francezë në kryeqytetin japonez të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të mos krijojnë panik.

Paraprakisht dje Agjencia meteorologjike japoneze paralajmëroi se era e cila deri më tani  ka sjellë avuj radioaktiv nga centralet bërthamore ndaj Oqeanit të Qetë, do ta ndërrojë drejtimin dhe do të përqendrohet ndaj tokës nga verilindja, ndërsa pastaj nga lindja.

Zëdhënësi i Agjencisë japoneze për siguri bërthamore njoftoi se  thelbi i reaktorit të dytë të "Fukushima 1", ku gjatë natës shpërtheu një shpërthim nuk është dëmtuar, por që është e mundur nga shpërthimi të jetë e dëmtuar shtresa mbrojtëse  e betonit në të cilën gjendet thelbi. Sipas një zëdhënësi tjetër të Agjencisë ekziston shqetësim nga rrjedhjet e materieve radioaktive.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail