TEPKO do ta ftohë Reaktorin e katërt të bërthamores "Fukushima 1"

Tokio, 15 mars 2011 (MIA) - Kompania operatore e centralit bërthamor japonez "Fukushima 1" planifikon dy deri tre ditë ta ftohë me ujë Reaktorin e katërt të dëmtuar.

Kompania "Tokio elektrik Pauer" (TEPKO) mund ta bëjë këtë përmes dy vrimave në murin e centralit, ku është vendosur reaktori, të cilat janë formuar gjatë shpërthimit dhe janë me madhësi prej tetë metrave katrorë.

Formimi i vrimave në mbulesën e jashtme të Reaktorit të katërt të bërthamores japoneze do të thotë se karburanti i përdorur bërthamor është ekspozuar në prekje direkte me atmosferën.

TEPKO pranoi se nuk mund ta mbajë temperaturën dhe nivelin e ujit në basenin për ruajtje të derivatit të përdorur në reaktorin e nivelit të përdorur.

Situata në, gjithashtu, reaktorin e dëmtuar të parë, të dytë dhe të tretë tani për tani është stabile, bindin nga kompania.

TEPKO komunikoi se është e mundur të kërkojë ndihmë nga helikopterë ushtarakë amerikanë dhe japonezë për derdhje të ujit nga ajri mbi deponinë të kapluar me zjarr për derivatin e përpunuar bërthamor.

Japonisë i kërcënohet katastrofë potenciale për shkak të problemit me ftohjen dhe shprëthimet në "Fukushima 1", që sollën deri në rrjedhje të sasive të vogla të radiacionit, i cili përhapet drejt Tokios.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail