ANEB: Situatë shqetësuese në Japoni

Vjenë/Bruksel, 16 mars 2011 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Jukija Amano sot në Vjenë deklaroi se Japonisë i kanë ndodhur ngjarje shqetësuese dhe se ka ardhur deri në dëmtime shtesë të reaktorëve në Fukushima dhe lëshim të radioaktivitetit.

Ai, duke mos parashtruar të dhëna të hollësishtem, theksoi se në rajonin e Tokios janë matur vlera të rritura të jodit dhe ceziumit.

Amano shprehu bindje se edhe situata e vështirë në reaktorët e bërthamores, "Fukushima 1" do të mund të stabilizohet, por bëhet fjalë për punë shumë të komplikuar.

Eurokomisari për energjetikë Ginter Etinger sot, gjithashtu  deklaroi se avaria bërthamore në Japoni i ngjan apokalipsës dhe se Tokio e ka humbur kontrollin mbi ngjarjet në "Fukushima 1".

Ai konsideroi se "praktikisht gjithçka është jashtë kontrollit" dhe se nuk mund të përjashtohet "më e keqja në orët dhe ditët që vijnë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail