Niveli i radiacionit në rajonin e qytetit japonez Kitaibaraki 300 herë mbi normën

Tokio, 16 mars 2011 (MIA) - Niveli i radiacionit në rajonin e qytetit japonez Kitaibaraki është 300 herë mbi normën, kumtojnë autoritet rajonale në prefekturën Ibaraki.

Kitaibaraki gjendet në bregdetin e Oqeanit të Qetë të Japonisë, në pjesën qendrore lindore në ishullin Honshu.

Personeli i centralit bërthamor japonez "Fukushima 1" paraprakisht ishte evakuuar për shkak të radiacionit të rritur, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Jukio Edano, duke shtuar se kjo është masë e përkohshme.

Evakuimi ishte urdhëruar për shkak të rritjes të radiacionit, kumtoi përfaqësuesi i agjencisë për siguri bërthamore.

Në reaktorin e pestë dhe të gjashtë tani po zbatohen punët për kalimin drejt ftohjes së tyre aktive. Këto masa ndërmerren që të mos lejohet situata e ngjashme me atë të reaktorit të Katërt, tha Edano.

Paraprakisht, në reaktorin e Katërt të centralit ishte vërejtur zjarr, pas një ore ai u zhduk, por më vonë mbi central ishte parë tym i bardhë.

Kryesia e kompanisë - operator i centralit "Tokio elektrik pauer" (TEPKO) kumtoi se po hulumtohen shkaqet për atë që ka ndodhur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail