Rreth 3.700 persona humbën jetën gjatë tërmetit në Japoni

Tokio, 16 mars 2011 (MIA) - Bilanci i personave që kanë humbur jetën në tërmetin katastrofal me intensitet prej nëntë gradëve, i cili goditi Japoninë verilindore, arriti rreth 3.700 persona, 7.500 konsiderohen të zhdukur, ndërsa dy mijë janë të lënduar, kumtoi policia japoneze.

Sipas mediave japoneze numri i përgjithshëm i viktimave eventualisht do të arrijë numrin deri në dhjetë mijë persona.

Gjatë tërmetit janë dëmtuar 76 mijë shtëpi, ndërsa mbi 6.300 janë shkatërruar tërësisht. Më shumë se 850 shtëpi në Japoninë verilindore mbeten pa rrymë. Nga rajoni janë evakuuar 446 mijë persona.

Sipas ekspertëve, dëmi material mund të paraqesë shifrën mbi 187 miliardë dollarë.

Tridhjetë persona janë lënduar nga tërmeti i ri i fuqishëm me intensitet prej gjashtë shkallëve, i cili mbrëmë vonë e goditi prefekturën e Shidzuoka, në jugperëndim të Tokios.

Tërmete të fuqishme janë ndjerë edhe në prefekturat Jmanashi, Kanagava dhe Tokio. Nuk është shpallur rrezik nga cunami, por lëvizja nëpër autostradat e shpejta, të cilat e lidhin kryeqytetin me Nagojën, është ndërprerë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin Fuxhinomi, në prefekturën Shidzouka, në thellësi prej 14 centimetrave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail