Perandori japonez iu drejtua popullit

Tokio, 16 mars 2011 (MIA) - Perandori japonez Akihito e shprehu ngushëllimin e tij të thellë në situatën e centralit bërthamor  "Fukushima 1", në drejtim të pazakontë televiziv ndaj popullit japonez.

Akihito shprehu ngushëllim deri te familjet e viktimave në tërmetin dhe cunamin prej 11 marsit dhe u bëri thirrje popullit japonez të mos dorëzohet.

"Thellë jam i brengosur nga situata në centralin bërthamor, për shkak se ajo është pa presedan. Shpresoj se me ndihmën e atyre, të cilët luftojnë për tu përballuar me të, gjërat nuk do t'u përkeqësohen", deklaroi perandori.

Akihito bëri thirrje të jetë i shpëtuar çdo jetë në zonën të cilën e goditi tërmeti dhe valët e cunamit.

"Lutem që puna e shpëtuesve shpejtë të përparojë dhe jeta e njerëzve së paku të përmirësohet", deklaroi ai.

Akihito kujtoi se evakuimi i popullatës po kryhet në kushte të vështira - ftohtë, borë, mungesë e ujit dhe të derivateve.

Perandori shprehu edhe falemenderim ndaj vendeve të huaja të cilët i ofruan ndihmë Japonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail