Moti i keq i vështirëson operacionet shpëtuese në Japoni

Tokio, 16 mars 2011 (MIA) - Operacionet shpëtuese në pjesën verilindore në Japoni, që ishte goditur nga tërmeti dhe cunami të premten, janë vështirësuar për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të mëdha të borës.

Temperatura në ajër në prefekturën Ivate, Mijago dhe Fukushima, ra deri në zero gradë Celsius. Meteorologët parashikojnë se temperaturat nesër mund të ulen deri në minus pesë gradë.

Në operacionet shpëtuese janë inkuadruar përafërsisht 80.000 ushtar japonez, polic dhe ekipe shpëtimi, të cilëve u ndihmojnë një numër madh kolegë të huaj.

Kushtet e këqija kohore ndikojnë edhe ndaj 500.000 njerëz të evakuuar. Ato përballen me mungesë të ujit për pije, ushqim dhe derivate të naftës, nuk është i rregullt edhe furnizimi me energji elektrike, ndërsa janë ndërprerë edhe lidhjet telefonike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail