Në bllokun e parë dhe të tretë të "Fukushima-1" filloi shkrirja e pjesërrishme e bërthamës të reaktorëve për shkak të prishjes së sistemit për ftohje, njoftoi KE-ja

Bruksel, 16 mars 2011 (MIA) - Në bllokun e parë dhe të tretë të AEC "Fukushima-1" filloi shkrirja e pjesërrishme e bërthamës të rektorëve për shkak të prishjes të sistemit për ftohje, kumtuan ekspertët e Komisionit Evropian në analizën e situatës të bërë nga të dhënat e fituara nga burimet zyrtare në Japoni dhe MAGATE dhe informacionet në mediat, kumtoi zëdhënësja e eurokomisarit të energjetikës Marlina Holcner.

"Sipas analizës të situatës në orën 8 sipas kohës së Evropës Qendrore mundemi të gjykojmë për shkrirje të pjesërishme të bërthamës të reaktorëve gjatë prishjes të sistemit për ftohje. Paraqitja e tymit në bllokun e katërt energjetik krijon një shqetësim të veçantë për shkak se burimi i tij është i panjohur, shtoi Holcner.

Be-ja konsideron se situata në AEC-në japoneze është më e rëndë prej asaj që e paraqesin autoritetet japoneze, nënvizojnë agjencitë.

Në Parlamentin Evropian dje eurokomesari i energjetikës Ginter Jotinger ngjarjet në "Fukushima-1" i quajti "apokalips" dhe deklaroi se autoritetet lokale praktikisht e kanë humbur kontrollin mbi situatën në central.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail