Topat policore me ujë e ftohin reaktorin e tretë të "Fokushima-1"

Tokio, 16 mars 2011 (MIA) - Policia japoneze tentoi që me topa uji ta ftohë derivatin bërthamor të përdorur në reaktorin e tretë të centralit bërthamor "Fukushima-1".

Autoritetet vendosën të marrin një hap të tillë pasi që plani i mëparshëm për derdhjen e ujit nga helikopteri nuk u realizua për shkak të nivelit të lartë të radiacionit rreth bërthamores.

Punonjësit u përpoqën që t'i pastrojnë gërmadhat për të hapur rrugë  përmes të cilës zjarrfikësit do të munden të arrijnë deri në reaktorin e katërt, ku dje shpërtheu zjarri. Rreth ndërtesës të reaktorit tanshmë vërehet flakë.

Vazhdon ftohja në reaktorin e pestë dhe të gjashtë, puna e të cilëve ishte ndërprerë. Tani për tani nuk planifikohet përhapja e zonës për evakuim rreth centralit, i cili gjendet rreth 240 kilometra në veri të Tokios.

Shufrat  bërthamore në reaktorin e parë janë shkatërruar 70 për qind, ndërsa në të dytin - 33 për qind.

Ndërkohë mediat japoneze bëhen gjithnjë më kritike ndaj Qeverisë dhe kompanisë "Tokio elektrik pauer" (TEPKO), e cila menaxhon me "Fukushima1", për shkak të informatave të pamjaftueshme për gjendjen në centralin bërthamor.

BE-ja konsideron se gjendja në centralin bërthamor japonez është më e rëndë nga ajo që e paraqesin autoritetet japoneze,

Në Parlamentin Evropian dje eurokomesari i energjetikës Ginter Jotinger ngjarjet në "Fukushima-1" i quajti "apokalips" dhe deklaroi se autoritetet lokale praktikisht e kanë humbur kontrollin mbi situatën në central.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail