Deri më tani 12.000 persona të vdekur dhe të zhdukur në tërmetin dhe cunamin në Japoni

Tokio, 16 mars 2011 (MIA) - Numri i të vdekurve dhe të zhdukurve në tërmetin dhe cunamin shkatërrues, që e goditën Japoninë, tejkaloi 12.000 persona, kumtoi sot policia japoneze, por bazuar në raportet të cilat arrijnë pritet ky numër të jetë më i madh.

Deri më tani zyrtarisht janë konfirmuar 4.277 persona të vdekur, 8.194 persona të cilët evidentohen si të zhdukur, përderisa 2.228 persona janë të lënduar.

Shefi i policisë në prefekturën Miagi të dielën deklaroi se pret vetëm në prefekturën e tij, e cila është rëndë e goditur nga katastrofa natyrore, numri i të vdekurve ta tejkalojë numrin prej 10.000 personave.

Mediat japoneze të shtunën shpallën se ende nuk dihet fati i 10.000 personave në qytetin Minamisanriku.

Vlerësohet se në cunamin që e goditi bregun lindor të ishullit Honshu kanë humbur jetën një numër i madh i personave. Nga dallgët e cunamit në këtë ishull u shkatërruan më shumë se 55.000 shtëpi dhe ndërtesa.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail