Një helikopter ushtarak derdhi ujë nga ajri mbi reaktorin e elektrocentralit bërthamor Fukushima-1

Tokio, 17 mars 2011 (MIA) - Në Japoni po vazhdojnë përpjekjet për shmangien e shhkatërrimit më të gjërë në stacionin atomik të energjisë, që është dëmtuar nga tërmeti dhe cunami i së premtes.

Helikopterët ushtarakë kanë derdhur ujë nga ajri në reaktorin në stacionin Fukushima-1, për ta shmangur shkrirjen e kontejnerëve të karburantit.

Zyrtarët thonë se presioni në reaktor është gjithnjë e më i madh, ndërsa ka shqetësime në rritje pasi në këtë reaktor ka edhe përzierje, që përmban plutonium.

Njëherësh, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka thënë kryeministrit japonez, Naoto Kan, gjatë një bisede telefonike, se Uashingtoni do të bëjë çdo gjë të mundshme për ta ndihmuar Japoninë për ripërtritje nga katastrofa e dyfishtë natyrore, nga e cila kanë humbur jetën së paku 4 mijë vetë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail