ANEB: Numri i viktimave nga shpërthimet në centralin bërthamor "Fukushima" është 25 persona

Vjenë, 17 mars 2011 (MIA) - Numri i viktimave nga shpërthimet e reaktorit të parë dhe të tretë të centralit bërthamor japonez "Fukushima 1" është gjithsej 25 persona, duke përfshirë edhe dy të zhdukur, ndërsa të lënduarit me plagë serioze janë shtrirë në spital, kumtoi sot Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) duke iu referuar të dhënave zyrtare të autoriteteve japoneze.

Gjithsej 20 të punësuar në centralin bërthamor dhe dy policë janë kontaminuar. Një punëtor është ekspozuar në rrezatim të madh radioaktiv gjatë lëshimit të avullimit radioaktiv për zvogëlimin e tensionit në reaktor. Ai është transportuar në qendrën mjekësore jashtë territorit të centralit, theksohet në kumtesë.

Grupi i zjarrfikësve të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve të reaktorëve të centralit, janë dërguar në kontrolle mjekësore ku duhet të përcaktohet nëse janë rrezatuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail