Naoto Kan premtoi se në hollësish do ta informojë bashkësinë ndërkombëtare për zhvillimin e situatës në "Fukushima1"

Tokio, 18 mars 2011 (MIA) - Autoritet japoneze në lidhje me situatën e krizës në centralin bërthamor japonez "Fukushima 1" duhet të mbajnë kontakte më të ngushta me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), deklaroi sot drejtori i përgjithshëm  i saj Juko Amano në takimin me ministrin japonez të Punëve të Jashtme, Takeaki Macumoto në Tokio.

Amano gjatë vizitës kërkoi të marrë informata plotësuese për situatën e jashtëzakonshëm në "Fukushima 1", pas tërmetit katastrofal prej 11 mars dhe valët e cunamit, të cilat vijuan pas tij.

Macumoto e pranoi në bisedën me Amanon rëndësinë e madhe të transparencës, të cilën Japonia duhet ta sigurojë  kur e informon opinionin, qeveritë e huaja dhe organizatat ndërkombëtare  për gjendjen në qendrën bërthamore.

Kryeministri japonez Naoto Kan më vonë në bisedë premtoi se në hollësish do ta informojë  bashkësinë ndërkombëtare për zhvillimin e situatës në objektet bërhamore në vend, e veçanërisht për "Fukushima 1".

Ai theksoi  se Japonia do t'i ndërmerrë të gjitha masat e domosdoshme për tejkalimin e pasojave  nga kriza e tanishme.

Amasno pritet nesër të kthehet në selinë e ANEB-it, në Vjenë.

Temperatura e ujit  në rezervuarët për derivatet e përpunuara, në reaktorin e pesë dhe të gjashtë të "Fukushima 1" vazhdon të rritet, kumtoi ANEB.

"Gjeneratori dizel në bllokun e gjashtë energjetik për momentin siguron derdhjen e ujit në rezervarët e të dy blloqeve", theksoi ANEB.

Sipas të dhënave  të ANEB mbrëmë temperatura e ujit në depon e reaktorit të pestë arriti 65,5 gradë Celsius, ndërsa në bllokun e gjashtë 60,2 gradë Celsius.

Nuk ka informata të reja për gjendjen në bllokun e katërt. Të dhënat e fundit për të janë prej 13 marsit dhe atëherë temperatura e ujit në  depo për përpunimin e derivateve  të reaktorit  arrinte 84 gradë, gjegjësisht ka ardhur shumë afër pikës të vlimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail