Libia do t'i kundërvihet çdo përpjekjeje për ndihmë humanitare për Misratën

Tripoli, 12 prill 2011 (MIA) - Ministria libiane e Punëve të Jashtme kumtoi se libianët e armatosur janë të gatshëm ta mbrojnë qytetin Misrata dhe do të veprojnë ndaj çdo përpjekjeje për afrim nga jashtë drejt territorit libian nën mbulesën e misionit humanitar, transmetuan agjencitë e huaja.

MPJ libiane për këtë e paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të KB-së, Unionin Afrikan dhe Bashkimin Evropian.

"Një milion libianë, të cilët u armatosën nga fillimi i agresionit kolonial kundër vendit, janë të gatshëm ta mbrojnë Misratën. Libia nuk do të pranojë kurfarë ndihme humanitare, përveç nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Ministri libian i Punëve të Jashtme Ibrahim al Sherif në konferencën për shtyp deklaroi se çdo pjesëmarrje e huaj ushtarake në Libi nën mbulesën e misionit humanitar do të konsiderohet si shpallje lufte.

Aviacioni i NATO-s edhe dje kreu sulme ndaj caqeve ushtarake dhe civile në oazën Xhufra, në Libinë qendrore, kumtoi televizioni shtetëror libian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail