Franca lejoi një gabim historik në Libi, deklaroi Seif al Islam Gadafi

Paris, 12 prill 2011 (MIA) - Franca lejoi një gabim historik në Libi, tha djali i Momer Gadafit , Seif al Islam, në intervistën për televizionin francez Be Ef Em.

"Në dritë të projekteve të shumta, të filluara në Libi, presidenti francez Nikolla Sarkozi ishte aleati më i afërt i Libisë dhe si pasojë e kësaj nuk kishte asnjë arsye për fillimin e konfliktit mes Francës dhe Libisë. Ky është një gabim historik", tha Seif al Islam.

Ai e akuzoi Katarin se ka arritur që Francës dhe Britanisë së Madhe "t'ua shesë idenë se regjimi libian është maskaradë, ndërsa Libia është një tortë që mund ta ndajnë, se mund të ndajnë naftë libiane".

Franca nuk do të fitojë asnjë euro nga lufta e Libisë - ajo do të jetë një humbës në kaos, paralajmëroi djali i Gadafit.

Tregimet për tërheqjen e Moamer Gadafit janë qesharake, ndërsa sulmet ajrore të aleatëve janë antiproduktive, vazhdoi Seif al Islam.

"Dëshirojmë të lartësojmë një elitë të re nga të rinjtë, të cilët do ta marrin udhëheqjen e Libisë. Dëshirojmë gjak të ri për të ardhmen e Libisë. Por të flitet për dorëheqjen e Gadafit me të vërtetë është qesharake, tha djali i tij në intervistën televizive, të dhënë gjatë  fundjavës dhe të emituar sot.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail