Kryengritësit libian prodhojnë 100.000 barel naftë në ditë

Tripoli, 13 prill 2011 (MIA) - Në burimet e naftës libiane nën kontroll të kryengritësve, të cilët tentojnë që ta mposhtin nga pushteti liderin Moamer Gadafin, në ditë prodhojnë nga 100.000 barel naftë, por vetëm pjesa minimale e kësaj sasie eksportuar, deklaroi sot zëdhënësi i kryengritësve, Mahmud Avad Shaman.

Ai shtoi se kryengritësit nga fillimi i muajit, me ndihmën e Katarit, kanë eksportuar rreth një milion barelë naftë të papërpunuar, por deri më tani nuk i kanë pranuar mjetet për dërgesat e tilla, transmetuan agjencitë.

Në Katar së shpejti do të fillojnë bisedimet për ardhmërinë e Libisë, në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Këshillit kombëtar të Libisë. Shaman, zëdhënës i këtij ekipi, deklaroi se nga qeveritë perëndimore do të kërkohet ndihmë prej 1,5 miliard dollarëve për mbulimin e nevojave të civilëve në krahinat të cilët i kontrollojnë kryengritësit  dhe se u konvenon të marrin ndihma humanitare në këmbim me ushqim. ms/hr/12:36.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail