Kryengritësit libian presin njohje të tërësishme nga bashkësia ndërkombëtare

Doha, 13 prill 2011 (MIA) - Kryengritësit libian do të marrin pjesë në takimin e sotëm të grupit të kontaktit për Libinë në kryeqytetin e Katarit, Doha dhe presin që plotësisht të njihen nga bashkësia ndërkombëtare, deklaroi zëdhënësi i kryengritësve Mahmud Shamam.

Shamam, i cili është anëtar i delegacionit, theksoi se kryengritësit libian veçanërisht kujdesen që SHBA-ja ta njohin organin politik të kryengritjes - Këshilli  kalimtar kombëtar. "Duam njohje të qartë dhe zyrtare", shtoi ai.

Këshilli kalimtar kombëtar tani për tani është i njohur vetëm nga tre shtete, Franca, Italia dhe Katari. Pritet që delegacioni, i udhëhequr nga përfaqësuesi ndërkombëtar i Këshillit Mahmud Xhibril, për herë të parë të dëgjohet në sesionin plenar të grupit të kontaktit.

"Këshilli konsideron se në Doha duhet të bëhet tranzicion prej njohjes  de fakto ndaj njohjes legjitime ndërkombëtare", deklaroi Shamam.

Ai gjithashtu i bëri thirrje administratës amerikane "për t'i ç’bllokuar fondet" e regjimit të Gadafit, të ngrira nga SHBA-ja për t'i ndihmuar popullit libian. Sipas tij bëhet fjalë për vlerë prej 30 milionë dollarë.

"Këshilli kalimtar kombëtar kalimtar gjithashtu kërkon mbrojtje të civilëve në Libi nga bombardimet nga forcat e regjimit të Gadafit dhe pret ndihmë ushtarake", shtoi Shamam.

Pritet që në takimin e parë të grupit të kontaktit pas formimit zyrtar në muajin mars në Londër të marrin pjesë rreth 20 pjesëmarrës të nivelit të ministrave të Punëve të Jashtme. SHBA-ja do të prezantohet nga Uiliam Barns ndihmës-sekretar i shtetit për çështje politike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail