Grupi i Kontaktit fillon takimin mbi Libinë

Doha, 13 prill 2011 (MIA) - Grupi i Kontaktit për Libinë e hapi takimin e parë në Doha, i cili organizohet nga nikoqiri Katari dhe Britania e Madhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

Në takimin, ku marrin pjesë rreth 40 vende dhe organizata ndërkombëtare, Ban Ki-mun i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare "të flasë me një zë" për Libinë.

Në takim pritet të drejtohen edhe kryengritësit që luftojnë sundimin 40-vjeçar të Moamer Gadafit.

Sekretari i Jashtëm britanik, Uiliam Hejg, tha se takimi do ta rritë trysninë ndaj Gadafit, dhe bëri thirrje që disa mekanizma rajonal financiarë t'i përkrahin rebelët.

Sot pasdite, kryeministri britanik Dejvid Kamerun do të udhëtojë në Paris për të biseduar me presidentin Nikola Sarkozi rreth situatës në Libi.

Britania dhe Franca kanë kërkuar që NATO-ja t'i shtojë sulmet ajrore për t'u ndihmuar rebelëve që sulmohen nga forcat e Gadafit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail