Ish shefi libian i diplomacisë Musa Kusa vendosi të qëndrojë në Katar

Dubai, 14 prill 2011 (MIA) - Ish ministri i Punëve të Jashtme i Libisë, Musa Kusa vendosi të qëndrojë në Katar për shkak të frikës se familjarët e të vdekurve në atentatin mbi Lokerbi duan ta nxjerrin para gjykatës, transmetuan agjencitë, duke iu referuar televizionit Al Arabia.

Kusa iku në Londër kah fundi i muajit mars, përafërsisht gjashtë javë pas fillimit të kryengritjes kundër Moamer Gadafit dhe u distancua nga lideri libian.

Fillimisht konsiderohej se ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në Libinë e re, por liderët opozitarë nuk kanë besim në të, ndërsa vendet perëndimore më shumë u interesuan për informacione të cilat ai mund t'ua japë si ish shef i zbulimit, se sa për bashkëpunim me të.

Pas arritjes në Londër ai ishte marë në pyetje për shpërthimin në aeroplanin amerikan mbi qytetin e Skocisë, Lokerbi në vitin 1988, në ku humbën jetën 270 persona, por nuk ishte arrestuar. Llogaritet se Gadafi e ka urdhëruar atentatin.

Paraardhësi i Kusas si ministër i Punëve të Jashtme, Abdel Rahman Shalgam, e përshkroi si një "kuti të zezë" të regjimit të Gadafit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail