Njeriu i dytë i Al Kaedës Ajman al - Zavahiri bëri thirrje për intervenim arab për rrëzimin e Gadafit

Kajro, 15 prill 2011 (MIA) - Në Internet sot është publikuar incizimi i njeriut të dytë të Al Kaedës, Ajman al-Zavahiri, i bërë para fillimit të bombardimit në Libi, në të cilin ju bënë thirrje të gjitha vendeve myslimane të luftojnë kundër SHBA-së dhe NATO-s, nëse forcat e tyre e sulmojnë Libinë.

Al Zavahiri në incizim ju bëri thirrje vendeve myslimane të luftojnë edhe kundër forcave lojale të liderit libian Moamer Gadafi. Ai drejtpërsëdrejti ju bëri thirrje vendeve arabe ta heqin Gadafin, që intervenimi ushtarak perëndimor të mos shndërrohet në okupim, kumtoi mbrëmë vonë Ej Bi Si.

Ai theksoi se veçanërisht Egjipti, Algjeria dhe Tunizia duhet të ngriten dhe të luftojnë kundër mercenarëve të Gadafit dhe të NATO-s, transmetojnë agjencitë.

Al Kaeda kërkon rrëzimin e regjimit libian dhe vendosjen e administratës islamike në Libi.

Video incizimi i publikuar është në kohëzgjatje  prej pothuajse një ore. Në të Zavahiri e përshëndet rrëzimin e regjimit të presidentit egjiptian Hosni Mubarak.

Zavahiri është egjiptian, kundërshtar i ashpër i regjimit në vendin e tij, i cili ka qëndruar në burg në atdheun e tij për shkak ndërlidhjes me vrasjen e paraprijësit të Mubarakut, presidentit Anvar el Sadat. Në fjalimin e tij Zavahiri deklaroi se e ardhmja e Egjiptit varet nga ajo nëse atje do të imponohen ligjet islamike dhe nëse Izraeli do të shkatërrohet.

Ky është videomesazhi i parë i Zavahirit pas më shumë se 18 muajve. Para ca kohësh, megjithatë, janë liferuar audiomesazhet e tij.

Zavahirit në SHBA i është bërë thirrje për përgjegjësi për ngritjen në ajër të dy ambasadave amerikane në Afrikë në vitin 1998. Për informacionet të cilat do të ndihmonin në arrestimin e tij ofrohet çmim prej 26 milionë dollarëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail