E ardhmja e Libisë me Gadafin është "e paimagjinueshme"

Paris, 15 prill 2011 (MIA) - E ardhmja e Libisë është "e paimagjinueshme" në krye me Moamer Gadafin dhe mund të paraqesë "tradhti të paparë" për pjesën tjetër të botës, porositën sot kryeministri britanik Dejvid Kameron, presidenti francez Nikolla Sarkozi dhe presidenti amerikan Barak Obama.

Në deklaratën e përbashkët, të kumtuar në disa agjenci botërore, tre burrështetasit premtojnë se nuk do të qetësohen derisa nuk zbatohen plotësisht rezolutat e KB-së, transmetojnë agjencitë.

"Është e paparamenduar që dikush i cili tentoi të kryejë masakër ndaj popullit të vet, të luajë rol në qeverinë e ardhshme. Banorët e  guximshëm të qyteteve që iu kundërvunë forcave të cilat pa mëshirë u kahëzuan ndaj tyre do të ballafaqohen me një hakmarrje të tmerrshme nëse bota e pranon një aranzhman të tillë. Ajo do të ishte një tradhti e pafalshme", theksojnë tre liderët në deklaratën e përbashkët.

Ata premtuan se NATO-ja dhe partnerët e tyre të koalicionit do të vazhdojnë me operacionin ushtarak për t'i mbrojtur civilët, gjithnjë derisa Gadafi të jetë në pushtet.

"Britania e Madhe, Franca dhe SHBA-ja nuk do të qetësohen derisa rezolutat e KS të KB-së nuk zbatohen plotësisht dhe qytetarët libianë nuk mund ta zgjedhin të ardhmen e tyre, theksojnë liderët në tekstine e publikuar në "Tajms" "Uashington post" dhe "Figaro".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail