Në Misratë 23 të vrarë, ndërsa 50 civilë të lënduar, konfirmojnë kryengritësit

Misratë, 15 prill 2011 (MIA) - Së pakë 23 persona humbën jetën, ndërsa 50 janë të lënduar në sulmin e mbrëmshëm të forcave lojale të liderit libian Moamer Gadafi ndaj portit të qytetit të tretë për nga madhësia, Misrata, kumtuan kryengritësit.

"Së paku 23 persona janë vrarë, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë, si dhe katër egjiptianë të cilët kanë tentuar të evakuohen nga porti", theksoi zëdhënësi i kryengritësve, i cili ishte prezantuar si Abdelsalam.

Sipas tij, ekziston frika se numri i viktimave do të jetë më i madh, pasi që akoma po gjurmohet rreth personave të cilët kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e shtëpive.

"Këtu do të bëhet "thertore" nëse NATO-ja nuk sulmon me vendosmër", paralajmëroi zëdhënësi i kryengritësve.

Mbi 200 raketa "Grad" janë hedhur mbi rajonin e portit, si dhe mbi ndërtesat e banueshme në lagjet e afërta.

Një anije shpëtuese gjendet në port për të evakuuar disa nga rreth 8.300 imigrantët e bllokuar në Misratë, prej të cilëve shumica janë në gjendje shumë të rëndë, kumtoi Organizata ndërkombëtare për migracion.

Përleshjet në Libi filluan më 15 shkurt, kur forcat opozitare filluan një kryengritje kundër regjimit të Gadafit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail