SHBA: KB-ja duhet të ketë përparësi përgjatë ndërmjetësimit në zgjidhjen e konfliktit në Libi

Uashington, 8 qershor 2011 (MIA) - Kombet e Bashkuara duhet të kenë përparësi në përpjekjet për ndërmjetësim në konfliktin libian, deklaroi zëdhënësi i Departamenti amerikan të Shtetit, Mark Toner në përgjigjen ndaj çështjes për kontaktet mes Kinës dhe kryengritësve libianë.

"Ka ndërmjetësues të KB-së për këtë problem dhe besoj se kështu duhet të fokusohen përpjekjet për ndërmjetësimin në konflikt", theksoi Toner. Ai theksoi se megjithatë Kina dhe pjesa tjetër nga bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojnë me shqetësim ta ndjekin situatën në Libi.

Dje ministri libian i Punëve të Jashtme Abdel Ati al Obeidi arriti për vizitë dyditore në Pekin në përpjekje që të gjendet zgjidhja politike e krizës në Libi, kumtoi Qeveria kineze.

Kina dje kumtoi edhe kontakte të reja në Bengazi mes diplomatëve të saj dhe përfaqësuesve të Këshillit kombëtar kalimtar libian, i cili është organ politik i kryengritësve libianë kundër regjimit të Moamer Gadafit.

Kina ka interesa të rëndësishme ekonomike në Libi, e cila është një prodhues i madh i naftës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail