Gjykata ndërkombëtare penale do ta hulumtojë regjimin e Gadafit për inkurajimin e qindra dhunimeve të grave

Nju-Jork, 9 qershor 2011 (MIA) - Prokurori kryesor i Gjykatës ndërkombëtare penale(GJNP) Luis Moreno Okampo mbrëmë kumtoi se ka filluar hulumtim për atë nëse sipas urdhrit të liderit libian Moamer Gadafi, ushtarëve u janë dhënë tableta "Viagra" me qëllim që të inkurajohen për të dhunuar gra gjatë shuarjes së kryengritjes në vend, transmetuan mediat amerikane.

Në pres-konferencë në selinë e KB-së në Nju-Jork, Okampo nënvizoi se ekipi i tij ka filluar të mbledhë fakte për rastet e dhunimeve.

"Përforcohet bindja", nënvizoi ai, se kjo qasje është shfrytëzuar nga regjimi për mbjellje të frikës në mesin e popullatës civile.

Tashmë janë paraqitur dëshmi se qeveria libiane "po blen kontejnerë me medikamente të llojit "Viagra", për t'i stimuluar dhunimet".

"Në disa rajone, sipas informatave të marra nga GJNP-ja, ka pasur pothuajse qindra raste të dhunimit. Po mundohemi të konfirmojmë se kush është i përfshirë në këtë", nënvizoi Okampo.

Libia nuk është vend i cili e pranon marrëveshjen për krijimin e Gjykatës ndërkombëtare penale dhe nuk e njeh juridiksionin e saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail